Futboll Seria A Sport

GUARDIOLA ZBARKON NË MILANO/ Menaxheri shqiptar “trazon” Italinë: Allegri shkon tek Interi nëse…

Mediat spanjoll raportojnë se trajneri Pep Guardiola ka mbërritur në Milano dhe është akomoduar në hotelin “Palazzo Parigi”, i cili është dhe selia e Juventusit në këtë qytet.

Në hotel, aktualisht, po qëndron dhe Fabio Paratici, përgjegjësi për pjesën teknike te bardhezinjtë.

Për këtë motiv hidhet dhe hipoteza për një takim të mundshëm mes të dyve.

Trajneri Guardiola, nga ana e tij, ka siguruar tifozët e Manchester City se do të qëndrojë në pankinën e “qytetarëve” dhe për sezonin e ardhshëm.

Por, megjithatë, rastësia e sotme në Milano të bën të mendosh për më shumë.

Ndërkohë, menaxheri shqiptar, që jeton prej vitesh në Itali, dhe është ai që ka sjellë Gianni de Biasin te stoli kuqezi disa vite më parë, por që gjithashtu menaxhon kartonin e disa futbollistëve të talentuar të kombëtares së Shqipërisë, mes tyre Emanuele Ndoj (që luan te Brescia), ka lëshuar bombën.

Me një mesazh në faqen e tij zyrtare në facebook, Sokol Haxhia, ka lëshuar bombën: “Allegri shkon te Interi nëse këta arrijnë Champions League!”. Një tifoz i ka kthyer duke i thënë se Conte te Interi është e kryer, por Haxhia ka replikuar: “Do të shohim!”.

Nuk dimë nëse Haxhia ka burime ose jo, por një gjë është e sigurt, në ambjentet që frekuenton, edhe në Milano, diçka ka dëgjuar…

Related posts

Rikuperohet Coutinho, gati për debutimin me Barcelonën

Q.Autor

PUSHTON ZEMRAT E TIFOZËVE/ Juventusi i ofron dashuri të përjetshme sulmuesit, kontratë deri në…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ PARMAS/ Marotta fajëson rregulloren e VAR: Ose arbitri duhet të jetë më i vëmendshëm, ose…

Delo.autor

Leave a Comment