Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ BYLIS/ Trajneri Gega: Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore, por…

Kukësi mori fitoren e 4-t radhazi ditën e sotme , teksa mposhti me rezultatin 3-0 Bylisin në transfertë, në një ndeshje ku trajneri i verilindorëve, Skënder Gega ishte shumë i lumtur, këtë trajneri e tregoi vetë pas përfundimit të ndeshjes, teksa për “Gol pas Goli” u shpreh:

“Është e rëndësishme që morëm këtë fitore. Ishte një terren shumë i vështirë, por kjo ishte për të dyja ekipet. Ndeshjet duken të vështira para 90 minutave, për fat të mirë shënuam shpejt kontrolluam lojën dhe ia dolëm. Pasi shënuam 2 gola u tërhoqëm pas dhe më pas ia dolëm të shënojmë edhe të tretin. Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore, por do mendojmë për ndeshjen e radhës, pasi vjen shumë shpejt. Jam i shqetësuar për gjendjen e Dragoshit, për atë problem të pësuar në shpatull.

Ne jemi drejt konsolidimit. Përsosmëria nuk ka fund. Duhet të mos dalim nga mënyra  lojës, dua që të mos kemi disa fytyra, por të jemi të njëjtë gjatë ndeshjes. Nëse impenjohemi më tepër, gjërat do shkojnë shumë mirë për ne.”, u shpreh Gega.

Related posts

DOMINIM TOTAL NË FIRENCE/ Inter mposht Fiorentinën dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR PARTIZANIN/ Milinkoviç humbet sulmuesin kryesor në sfidën me Elbasanin

F.autor

“SHPRESOJ TA FITOJË ITALIA EUROPIANIN”/ Trajneri Enrique: Pedri po bën gjëra që edhe Iniesta i ka zili

Delo.autor

Leave a Comment