Champions League Futboll Sport

PAS SHORTIT/ Koeman parashikon PSG-Barcelona: Shanset janë 50-50. Do jetë e vështirë për ata…

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, parashikon se skuadra e tij dhe rivali i radhës në Ligën e Kampioneve, PSG-ja, kanë secila 50% shanse për të kaluar në çerekfinale.

I pyetur sot në kampin stërvitor pas hedhje së shortit, tekniku holandez paralajmëroi parisienët se do ta kenë shumë të vështirë përballë katalanasve.

“E dimë që luajmë kundër një ekipi të fortë, por dhe për ata do të jetë e vështirë të luajnë ndaj nesh, sepse dhe ne jemi të fortë. Sinqerisht, e shikoj shumë të barabartë këtë përballje. Në vitet e fundit, PSG-ja ka shpenzuar shumë për të qenë në këto nivele si Liga e Kampioneve. Si ata, dhe ne duam që luajmë gjithmonë në Ligën e Kampioneve. E konsideroj një duel shumë të bukur.

Mendoj se shanset janë 50-50. Ata kanë lojtarë të mëdhenj. Do të jenë takime shumë të bukura si në Spanjë, ashtu dhe në Francë”, u shpreh tekniku 57-vjeçar.

Related posts

MBRETI I EUROPËS NUK HEQ DORË/ Bayern kontakton përfaqësuesit e yllit të Premier League…

Delo.autor

VIDEO/ Qëlloi me shishe arbitrin, shiko reagimin befasues të tij

Q.Autor

Egjipti befasohet nga Arabia Saudite, Salah largohet me turp nga Botërori (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment