Futboll Seria A Sport

DE JONG “OFENDON” MILANIN: Nuk shkoj atje, por më PËLQEJNË “kushurinjtë” e tyre

Frenkie De Jong është aktualisht një nga talentet më të mëdhenj të futbollit hollandez, nëse jo më i miri. Mesfushori i Ajax është parë prej disa kohësh në listën e dëshirave të ekipeve të mëdha në Europë. Në krye të të gjithëve qëndron Barcelona.

Duke folur në një intervistë për “Voetbal International”, De Jong dha mendimin e tij edhe për futbollin italian, duke iu referuar dy ekipeve në veçanti: Interit dhe Milanit. “Unë e pashë Interin dhe më pëlqen, duket një ekip i mirë, – tha De Jong. – Milani po kalon një moment hutimi, nuk po luan mirë. Nuk e shoh në rrugë të drejtë tani”.

Zërat mediatikë sugjerojnë se, tani, ose në të kaluarën e afërt, talenti holandez ka pasur kontakte me të dyja ekipet e Milanos. Tani, Frenkie De Jong është objektivi madhor i Barcelonës, e cila herët a vonë do ta nisë sulmin vendimtar ndaj Ajax.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Ardit Hoxhaj: Goli më çliroi, Zoti është treguar bujar me mua. Idhulli…

Isa.Autor

E FUNDIT/ Kjo është blerja e parë e Real Madridit në janar tek…

Delo.autor

E DHIMBSHME/ SPORTI SHQIPTAR në zi, ndërron jetë rekordmeni i mundjes (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment