Futboll Seria A Sport

PASI FITOI “GOLDEN FOOT”/ Ronaldo: Sot jam ende në top formë, por ndoshta nesër… Kam vetëm një peng

Pasi mori Golden Foot, Cristiano Ronaldo gjithashtu foli për të ardhmen e tij në këtë mënyrë: “Nëse ke motivim, pjesa tjetër nuk ka rëndësi.

Cristiano është mirë sot, unë ndihem në një moment të shkëlqyeshëm, por nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Jetoj në të tashmen, këtë moment, kjo periudhë është e shkëlqyeshme, jam i lumtur. Jam akoma në gjendje të shkëlqyeshme, në krye dhe shpresoj të luaj edhe për shumë vite, por asnjëherë nuk i dihet.

Ky është futbolli, kjo jemi ne: ne nuk e dimë se çfarë do të na ndodhë në të ardhmen. Unë flas me të rinjtë gjithmonë u jap të njëjtën këshillë, u them atyre: shijoni momentin, sepse ne kurrë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo gjë mund të ndodhë në jetën tuaj, në familjen tuaj. Gëzoni momentin”.

“Qëllimi im, e imagjinoj me sy të mbyllur, është që të kemi një të ardhme shumë të ndritur. Ne fituam Kampionatin Evropian 2016, duhet të mbajmë këmbët në tokë. Tani duam të fitojmë Kupën e Botës, gjithçka është e mundur në futboll, por duhet të jemi realistë.

Ëndrra është të fitosh dhe gjithmonë me Portugalinë, kam fituar dy tituj, përfshirë Ligën e Kombeve dhe tani dua Kupën e Botës. Unë kam fituar trofe në çdo klub ku kam qenë, Kupa e Botës është një ëndërr e madhe”.

Related posts

PAS PUSHIMEVE TË KRISHTLINDJES/ Juventus nis fazën përgatitore për sfidën ndaj… (VIDEO)

Delo.autor

18 PYETJE PËR MESSIN/ Ronald Koeman i përgjigjet polemikave në lidhje me “pleshtin”

Delo.autor

ME TELEFON NË TIMON/ Policia angleze merr VENDIMIN SHEMBULLOR për SALAH (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment