Futboll Premier League Sport

Ibrahimovic e ekzagjeron: “Pogba mund të arrijë mbi yje!”

“Ka futbollistë që gjenden mbi yje. Pogba nuk është ende mes tyre, por është fantastik dhe mund të shndërrohet si ata”. Zlatan Ibrahimovic bekon mesfushorin francez, mes protagonistëve të Botërorit të fituar nga Blutë e Francës së udhëhequr nga Deschamps. “Mund të rritet, të bëjë më shumë por është ende i ri dhe gjithsesi ka fituar më shumë se disa persona që e gjykojnë”, vijon mbrojtjen e tij Ibra, për Pogba me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes te Manchester United për disa muaj, përpara se të transferohej në SHBA, te Los Angeles Galaxy në MLS.

“Mendja ime mund të ishte gati, por gjuri nuk ishte. Kur isha gati, i thash vetes: ‘nuk jam ende’. Te United në fillim ishte një Zlatan, ndërsa unë nuk isha ende gati të isha ai Zlatan. Trajneri më kishte grumbulluar në shumë ndeshje, por i thashë: ‘shiko, nuk jam gati dhe nuk dua të të zhgënjej. Është një çështje respekti ndaj teje dhe shokëve të skuadrës. Aktivizo dikë tjetër që mund të bëj më mirë’”, deklaroi Ibrahimovic.

Related posts

FITOI KUPËN E AMERIKËS/ Messi: Hera e parë që do shkoj me pushime i lumtur

Delo.autor

Asnjë projekt, Tirana në “ajër” për Superioren

Sadik.Autor

“DO TË NDAHENI NGA GRUAJA”/ Zbulohen mesazhet e China Suarez për Icardin: Më dhemb të të shoh me Wandën

Delo.autor

Leave a Comment