Futboll Sport

PËRDHUNOI 22-VJEÇAREN SHQIPTARE/ Ja me sa vite dënohet futbollisti i njohur

Gjykata e Apelit e Milanos ka lënë në fuqi vendimin për 9 vjet burg për Robinhon, i cili ishte marrë në vitin 2017. Futbollisti brazilian është shpallur fajtor për përdhunim në grup ndaj një 22-vjeçareje me kombësi shqiptare, në janar të vitit 2013.

Siç bën të ditur agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, faktet kanë treguar veprimet e tij në janar të vitit 2013, kur Robinho luante në Milano.

Një gjykatë e qytetit Lombard e ka shpallur atë fajtor për ushtrim dhune në grup ndaj një femre 22-vjeçare me kombësi shqiptare. Për të njëjtin krim akuzohen gjithashtu 5 persona të tjerë.

Mediat italiane theksojnë se Robinho dhe 5 miq të tij kanë ushtruar dhunë për marrëdhënie seksuale ndaj të resë shqiptare.

Robinho, 33 vjeç, luan tashmë në Brazil me Atletico Mineiro. Ai numëron 100 paraqitje me kombëtaren e futbollit të Brazilit.

Related posts

CHAMPIONS/ Trajneri i Young Boys KËRCËNON Juven: Do të luajmë njësoj si…

Isa.Autor

Ky është super-ylli që po konsiderohet ‘Salah i dytë’ në botën e futbollit

Sadik.Autor

“BËMË BABA TË TË NGJAJË”/ Shikoni çfarë ka bërë së fundmi djali i Messit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment