Futboll Kategoria Superiore Sport

ASNJË GOL NË DY NDESHJE/ Daja i nxehur me Partizanin. I beson Esat Malës detyrën e…

Skuadra e Partizanit për herë të parë këtë sezon nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshje radhazi, duke mos shkuar më shumë se barazime 0-0 kundër Tiranës dhe Teutës. Fakti që ekipi nuk po shënon ose më saktë nuk po i konkretizon rastet e krijuara, ka acaruar jo pak teknikun Ilir Daja. Sidomos kur skuadra nuk arrin të shfrytëzojë goditjet standarde, që i ka pasur me shumicë si në derbi, ashtu dhe kundër Teutës. Daja është një trajner që i jep shumë rëndësi detajeve dhe ekzekutimi jo i mirë i goditjeve standarde, sidomos ato të këndit, e kanë bezdisur jo pak.
Në takimin kundër Teutës, numri një i stolit është dëgjuar shpeshherë t’ju flasë lojtarëve të tij gjatë goditjeve nga këndi, duke i kërkuar vlerësim maksimal. Madje, insistimi i tij ishte që vetëm Mala t’i ekzekutonte, duke larguar Kristi Koten që ka ekzekutuar shumë të tilla. Në ndeshjet në vijim, pritet të jetë mesfushori Mala ai që do të krosojë, për të shfrytëzuar forcën që Partizani ka në ajër, me Bitrin dhe Belicën,|

Related posts

PAS FITORES NDAJ BRIGHTON/ Solskjaer: Nuk ishte si në “fantasy football”, ai po bën diferencën në skuadër

Delo.autor

LAMINE YAMAL DREJT “FRONËZIMIT”/ Do të mbajë numrin ikonik te Barcelona

F.autor

CHELSEA FRIKËSON JUVENTUSIN/ Londinezët ofrojnë 200 milionë euro për 3 SUPER LOJTARË

Isa.Autor

Leave a Comment