Futboll Seria A Sport

PËRGATITET PËR DY ÇMIME PRESTIGJOZE/ CR7 befason: E dua ende futbollin, por më mungojnë dy gjëra…

Cristiano Ronaldo është gati të mbyllë vitin 2020 me një tjetër çmim të dyfishtë. Kampioni portugez i Juventusit sot në Dubai mund të marrë në fakt vlerësimin si “Lojtari më i mirë i vitit” dhe gjithashtu si “Lojtari më i mirë i Shekullit” në Globe Soccer Aëards.

Këto janë deklaratat e tij në skenë: “Pa shokët e mi të skuadrës, pa një ekip të shkëlqyeshëm përkrah, unë kurrë nuk do t’i kisha arritur të gjitha këto rekorde. Sot jam 36 vjeç, por akoma më pëlqen shumë futbolli. Unë e dua jetën time, punën time dhe familjen time”.

Il discorso rabbioso di Cristiano Ronaldo alla Juventus: Risultato  inaccettabile

CVR7 u pyet gjithashtu për momentin e vështirë për njerëzimin dhe për futbollin më konkretisht për shkak të pandemisë:

“Të luash në një stadium të zbrazët është e mërzitshme. Ne i respektojmë protokollet sepse shëndeti është i rëndësishëm, por është mjaft e çuditshme të dalësh në fushë pa tifozë. Më pëlqen të dëgjoj duartrokitjet, por edhe kur tifozët kundërshtarë kur më shajnë dhe më kritikojnë. Vërshëllimat që marr pasi shënoj ndaj skuadrave të tjera më motivojnë. Shpresoj që në vitin 2021 të mund të kthehemi për të parë njerëzit në stadiume”.

Fjalia e fundit i kushtohet ekipit kombëtar portugez: “Ne mund të fitojmë Kampionatin Evropian, po. Kemi një ekip të mirë dhe një trajner fantastik. Lojtarët tanë të rinj po përmirësohen dhe rriten. Spanja, Franca dhe Gjermania mbeten favoritët për mua, por ne ne do të jemi atje për të luftuar. Të gjithë do të duhet të respektojnë Portugalinë dhe mezi pres të luaj Euro 2021 “.

Related posts

ZIDANE GJEN PËRFORCIMIN E PARË/ Real Madridi blen për 50 milionë euro yllin e Brazilit…

Delo.autor

Legjenda e Man United kritikon Pogba: Duhet të përdorë trurin

Isa.Autor

MBROJTJA E BARCELONËS “FUT UJË”/ Pas një aksioni model, Maxi Gomez rihap sfidën ndaj “Katalanasve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment