Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ “Plakja” e papritur e David Beckham me rrudha të thella dhe fytyrë me njolla të vogla (VIDEO)

Rrudha të thella, flokë të bardhë si mjekra, fytyrën të mbushur me njolla të vogla për shkak të moshës.

Është një David Beckham shumë i plakur ai që është shfaqur në videon e Malaria Must Die, So Millions Can Live. Ish-ylli i futbollit ka qenë imazhi i fushatës për parandalimin e sëmundjes së tmerrshme, duke u plakur në mënyrë digjitale për të dalë në televizion në version 70 vjeç.

Në video, Beckham katapultohet në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën virusi është mposhtur.

“Sot, bota ka ndryshuar, sepse e kemi mposhtur malarien. Një plagë që ka vrarë miliarda njerëz, armiku më i madh në historinë e njeriut. Brezat e rinj kanë një të ardhme më të sigurt”, ka thënë Beckham. Më pas rikthehet në të tashmen për të dhënë mesazhin sensibilizues.

Related posts

TRAGJIKE/ Futbollisti i Partizanit të Beogradit gjendet i vdekur në banesën e tij

F.autor

SKANDAL NË KONGO/ Femrat e një ekipi dhunojnë rëndë arbitrin e sfidës (PAMJET)

F.autor

Vjet u ble dhe u huazua, tani është i pari që fillon stërvitjen te Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment