Futboll Premier League Sport

THUMBON GUARDIOLËN PAS BARIZMIT NË CHAMPIONS/ Coneicao: Nuk ka arritur të na mposhtë me skuadrën që ka

Vazhdojnë të ngacmohen Sergio Conceicao dhe Pep Guardiola, respektivisht trajnerët e Porto-s dhe Manchester City-t. Edhe në përfundim të ndeshjes së të martës në Champions League, mes dy trajnerëve ka patur shkëndija.

Polemika pas ndeshjes kur trajneri i portugezëve i është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me barazimin 0-0 që duket se ka zhgënjyer, dhe jo pak, kolegun e Citizens.

“Guardiola ka qenë i mërzitur për barazimin? Çfarë mund të them. Do të isha edhe unë. Nuk ka arritur të na mposhtë me skuadrën që ka, lojtarët që ka dhe buxhetin që ka në dispozicion”, ka thënë Coneicao për Eleven Sports.

Fjalë këto që kanë shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, të gjitha në favorin e trajnerit të Porto-s për thumbimin e bukur ndaj shpenzimeve të çmendura të Manchester City-t në vitet e fundit.

Related posts

Reali interesohet për talentin e Lazios

Q.Autor

GAFA E JAVËS/ Arsenali zhbllokon sfidën ndaj Southampton falë gabimit të portierit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Rol “alla Ferguson”, Allegri “pikturon” Juventus pa… Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment