Futboll Sport

POLEMIKAT PËR KALIMIN E HAALAND TEK BARCELONA/ Agjenti Raiola tërbohet me deklaratën nga Spanja

“Erling Braut Haaland mund të transferohet te Barcelona”. Deklarata e Josep Maria Minguella, kandidat së bashku me Emili Rousaud për presidencën e Barcelona ka ndezur merkato.

“Kam folur me Mino Raiola dhe i kam të gjitha detajet në rast se fitojmë zgjedhjet. Ne i dimë të gjitha kushtet për transferimin e sulmuesit”, është shprehur Minguella për Catalunya Radio, ndërkohë që ka reaguar menjëherë menaxheri i sulmuesit norvegjez.

“Lajm i rremë. Kurrë nuk kam folur me ndonjë kandidat për president te Barcelona në lidhje me Haaland dhe nuk do ta bëj. Nëse do të ketë një president të ri të zgjedhur në janar, ai mund të më telefonojë”, është shprehur Raiola për “Sport1”.

Related posts

Zidane: Ronaldo si Di Stefano, kualifikimi ende i hapur

Sadik.Autor

ISHTE NË PËRGJIM NGA POLICIA/ Ish-futbollisti i Chelesa kapet me një sasi droge, ja akuzat që merr

Delo.autor

SKANDAL NË KATAR 2022/ Austria luan regbi, arbitri nuk vërshëllen penallti për Skocinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment