Futboll Kategoria Superiore Sport

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN E YLLIT BALAJ TEK VLLAZNIA/ Drejtori sportiv i Sturm Graz: Ja si është e vërteta…

Prej kohësh qarkullon lajmi se sulmuesi i Kombëtares Bekim Balaj mund  të rikthehet te Vllaznia, madje që në janar. 

Në fakt diçka e tillë u tha nga vetë sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili në një intervistë të dhënë pak ditë më parë u shpreh se kanë biseduar me sulmuesin për diçka të tillë dhe shpreson që gjithçka të mbyllet me sukses.

Megjithatë për t’i shuar këto zëra, ka menduar drejtori sportiv i Sturm Graz, ku aktivizohet lojtari. Andreas Shiker, në një prononcim të dhënë së fundmi, për Balajn është shprehur: “Unë i kam lexuar ato që thuhet dhe menjëherë pas kësaj kontaktova me agjentin e Balajt. Mund t’iu them se nuk ka asgjë në këtë histori”, tha Shiker.

Related posts

ZYRTARE/ Balaj largohet nga Nizhni Novgorodit, sulmuesi: Koha për të ndryshuar diçka

Delo.autor

Milani dhe Arsenali në garë për talentin e Benficas, Felix

Sadik.Autor

PO SHKËLQEJNË/ Vëllezërit Hazard zbulojnë bastin mes tyre, për sezonin aktual

Isa.Autor

Leave a Comment