Boks Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Joshua e Fury duel në maj, sfida do të gjenerojë 200 milionë euro

Duket se gjithçka është e mbyllur për sa i përket një dueli që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë në sportin e boksit. Mediat britanike bëjnë me dije se boksierët Anthony Joshua e Tyson Fury kanë bërë progres në arritjen e një marrëveshje, për të zhvilluar dy dueleve gjatë vitit 2021.

Sfida e parë do të zhvillohet në maj të 2021-shit, ndërsa revanshi do të organizohet në nëntor ose dhjetor të vitit të ardhshëm. Sipas “Daily Mail”, përballja e parë do të organizohet në Lindjen e Mesme, me shuma gjasa në Abu Dhabi dhe nga kjo sfidë dy boksierët do të përfitojnë secili nga 100 milionë dollarë.

Joshua mban titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA e WBO, ndërsa Fury mban titullin e kategorisë WBC. Prej muajsh përflitet për këtë sfidë te madhe mes dy boksierëve britanikë, që do të ishte një sfidë e jashtëzakonshme në këtë sport.

Mësohet se të dy boksierët kanë rënë dakord dhe po diskutohet për vendin se ku do të zhvillohet përballja e parë, teksa oferta më e mirë do të fitojë. Mësohet se ndarja e fitimit do të jetë 50-50 në duelin e parë dhe 60-40 për duelin e dytë (fituesi i sfidës së parë merr më shumë në përballjen e dytë).

Related posts

MILANI MBETET “THATË”/ Rinovimi me Chelsean, Fabregas i hapur për…

Isa.Autor

Kuriozitete/ Këto janë rekordet që u thyen në ndeshjen e parë të Botërorit

Sadik.Autor

“ITALIA ËSHTË NJË SKUADËR QË KA…”/ Trajneri Southgate: Ka vetëm një mënyrë për të luajtur finalet

Delo.autor

Leave a Comment