Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Arsenal triumfon falë Lacazette, fitore fantastike për Leeds

Arsenal i ka dhënë vazhdimësi fitores së rëndësishme të marrë në kampionat kundër Chelsea-t para tri ditësh duke mundur 1-0 mbrëmjen e sotme Brighton në transfertë.

Takimi i luajtur në Amex Stadium, i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit anglez, është vendosur nga një gol “flash” i realizuar nga Lacazette në pjesën e dytë.

Francezi ka vendosur sfidën në minutën e 66-të, 21 sekonda pasi është futur në fushë në vend të Martinelli-t.

Buzëqesh edhe Leeds, që ka mundur me rezultatin e thellë 5-0 WBA-në në  transfertë. Një autogol i Saëyers (9′) i ka hapur rrugën suksesit të miqve.

Alioski (31′), Harrison (36′), Rodrigo (40′) dhe Raphina (72′) kanë qenë aturoët e golave të tjerë të ekipit të Loco-s.

Related posts

TIRANA-EGNATIA/ “Bardheblutë” kërkojnë arratinë në krye, miqtë vijnë për të surprizuar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Publikohet foto ku Salah qesh me Ramosin pas eliminimit të Spanjës (FOTO)

Isa.Autor

Jose Mourinho ofron De Gean për Kroosin?

Q.Autor

Leave a Comment