Formula 1 Sport

U SHPALL KAMPION BOTE NË FORMULA 2/ Mick Schumacher: Mezi pres debutimin dhe të garoj kundër Vettel

Pasi u shpall kampion bote në Formula 2 këtë sezon, Mick Schumacher do të debutojë në Formula 1 vitin e ardhshëm me makinën Haas. Piloti 21-vjeçar do të provojë veten me më të mirët e garave të automobilizimit.

Por Mick pret një duel të fortë me Vettel, mikun e tij: “Sebastian është një nga pilotët me të cilët kam folur më shumë se të tjerët dhe që e njoh më mirë. Mezi pres të provoj veten ndaj tij, pasi është një kampion”.

“Debutimi? Do të jetë special dhe emocionues në të njëjtën kohë. Në Australi do të jetë gara ime e parë dhe mezi pres të shoh se si do të jetë debutimi në Formula 1. Do të jetë edhe argëtuese, shpresoj të jetë një debutim pozitiv”, tha Mick Schumacher.

Related posts

SUPERSFIDA/ Tottenham “i gjymtuar” para takimit me Liverpoolin, dy titullarë jashtë

Isa.Autor

PËRMBYSJE ME AROMË TITULLI/ Majkëll Ngo mposht me dopietë Skënderbeun

Delo.autor

Trajneri nuk e përzgjedh, Nainggolan lë kombëtaren

Sadik.Autor

Leave a Comment