Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Aubameyang shpëton Arsenal nga turpi, Everton “kthehet” në Europë. Leeds fiton me “MANITA”

Vazhdojnë problemet për Arsenal-in.

Topçinjtë kanë barazuar 1-1 në shtëpi kundër Southampton dhe është në vendin e 15-të të renditjes, vetëm 6 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes.

Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen me ish-yllin e Topçinjve, Walcott, ndërsa vendasit janë kundërpërgjigjur me Aubameyang, i cili nuk shënonte në një ndeshje të kampionatit në Emirates prej 648 minutash.

Topçinjtë kanë mbetur përsëri me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Gabriel. Një mallkim i vërtetë për londinezët që ka filluar me Mikel Arteta.

Në fakt, qëkur trajneri ka marrë drejtimin e skuadrës në 2019-ën, Topçinjtë janë ndëshkuar me 7 kartonë të kuq në kampionat, katër më shumë se çdo ekip tjetër i Premier League.

Vazhdon momenti i mirë i Southampton që, falë këtij barazimi, është ngjitur ne vendin e tretë me 24 pikë.

Fitore e rëndësishme edhe për Evertoni-n e Carlo Ancelotti-t, që ka mundur 2-0 në transfertë Leicester-in falë golave të Richarlison dhe Holgate. Një rezultat ky që kthen Toffees mes pesë skuadrave të para të kampionatit.

Kthehet te fitorja me goleadë Leeds-i i Loco Bielsa-s, që ka mundur 5-2 në shtëpi skuadrën e Newcastle.

Related posts

Bogdani shpall listën, kuqezinjtë pushtohen nga Tirana

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Arsenal. Rezultati 1-1

Delo.autor

TËRMET TEK INTERI/ PERISIC duket i bindur që do LARGOHET, zbuloni klubin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment