Futboll Seria A Sport

RINOVIMET E KONTRATAVE TEK MILAN/ Agjenti Raiola gati të detyrojë Ibrahimovic, por jo Donnarumma-n. Ja arsyeja…

Përveç rinovimit të Hakan Çalhanoglusë, te Milani synojnë edhe firmat me yje si Xhanluixhi Donaruma dhe Zlatan Ibrahimoviç. Lidhur me çështjen ka folur edhe menaxheri i këtyre të fundit i cili në një intervistë për rrjetin “Sky” ka dhënën, në mënyrën e tij, një shpjegim të situatës.

“Ibra është një Banksi. Është një njeri që nuk resht kurrë të mahnituri ndaj shpesh them se mund të luajë deri kur të dëshirojë pasi çdo gjë varet prej tij. Kur mendoni se po ecni në një rrugë normale, shfaqet një punë e Banksit (artist rruge identiteti i të cilit nuk dihet). Me Zlatanin kemi një raport të konsoliduar prej vitesh dhe njerëzit si ai do të duan ose të urrejnë. Rrugë të mesme nuk ka. Sa i përket qëndrimit nuk mund të them asgjë.

Në verë ishte gati të largohej, por Pioli u tregua i zoti dhe e bindi të qëndronte. Po mos ta bënte ai, do ta bëja unë sepse është dëm për futbollin që të ndalet një lojtar i tillë. Ai e di që duhet vazhdojë për disa vjet dhe nëse nuk e bën për vete, do ta bëjë për mua”. Disi më e nderë situata lidhur me Donarumën. Portieri dëshiron të qëndrojë te Milani, teksa menaxheri dëshiron ta transferojë diku ku fitimet mund të jenë 2-3 milionë euro më tepër sesa 8 milionë e vëna nga ofertën kuqezi.

Sa më shumë kalon koha, aq më i vështirë bëhet akordi, por ecuria e ekipit mund të ndikojë në mënyrë vendimtare në zgjedhjen e Xhixhos për të pranuar zgjatjen e akordit me 2 sezone dhe një klauzolë largimi në rast dështimi për një renditje që kualifikon “Djallin” në Champions. Lidhur me Donarumën, Raiola u tregua disi më lakonik në deklaratën e tij duke u mjaftuar me vetëm një fjali: “Unë shoh një të ardhme me diell për Donarumën. Dielli është pak a shumë në të gjithë vendin dhe e rëndësishme është që ai ekziston”.

Related posts

E BUJSHME/ Gazetari i ‘’AS’’ zbulon të ardhmen, Messi zgjedh PSG-në. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

Madridi ofron 150 milionë për Lewandowskin

Q.Autor

YLLI “MAGJIK” I FUNDJAVËS NGA KILI/ Sulmuesi “gjunjëzon” portierin me një gol nga mesfusha (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment