Futboll La Liga Sport

PAS LAMTUMIRËS SË CR7/ 17 milionë euro për 24 minuta, Perez bën një tjetër…

A mjfaton një prezantim i madh për të patur një të ardhme të suksesshme? Sa futbollistë janë pritur si yje dhe më pas janë harruar? Brahim Diaz mund të jetë i fundit i kësaj liste dhe rasti i tij shkakton zhurmë për një arsye të thjeshtë: luan te Real Madrid!

Humbësi i madh i kësaj historie dukej se ishte Pep Guardiola, i cili e humbi 19-vjeçarin pasi e pa të rritej tek ekipet e moshave të City-t mes 2013-ës dhe 2016-ës. Florentino Perez ka bërë rolin e heroit që arriti të vidhte talentin për 17 milionë euro. Problemi është se Diaz nuk ka luajtur me madrilenët dhe ka shumë mundësi që të vazhdojë kështu.

19-vjeçari duhej të kishte shkuar në “Bernabeu” verën e ardhshme me kosto zero, por në fund “Los Blancos” kanë preferuar ta marrin në Madrid disa muaj para kohe për t’i dhuruar një armë më shumë sulmit të Solari-t. Me pak fjalë, pritej shumë nga ky talent, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç i parashikojmë.

Ka qenë “Marca” që ka treguar si kanë shkuar gjërat që nga momenti i transferimit të Diaz te Real Madrid:  deri tani, mes kampionatit dhe kupave, ai ka luajtur vetëm 24 minuta (8 kundër Betis dhe 16 kundër Leganes në Kupën e Mbretit) dhe nuk është aktivizuar më.

Ka më shumë: në dy ndeshjet e fundit emri i tij nuk është përfshirë as në listën e të grumbulluarve dhe futbollisti nuk ka udhëtuar me ekipin për ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit kundër Girona-s.

Me Benzema, Bale, Vinicius, Lucas dhe Asensio në formë, do të jetë shumë e vështirë për spanjollin të gjejë një vend, pa harruar se shumë shpejt do të kthehet edhe Mariano.

Pas lamtumirës së CR7, Florentino Perez mund të ketë bërë një tjetër gafë. Edhe pse është shumë shpejt për ta thënë këtë, 17 milionë euro për 24 minuta të luajtura janë pak si shumë.

Related posts

Heroi i Gjermanisë, kërkon të ringjallë karrierën në Premier League

Sadik.Autor

PËRGJAKJA E SUPERSFIDËS/ Renato Saccone: Në janar do të bëjmë një samit të sigurisë, të evidentohen…

Delo.autor

MIQËSORE/ Tek Manchester United mezi po gjen vend, tek Holanda Van de Beek bën diferencën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment