Futboll Sport

RRËFEN TMERRIN E TËRMETIT NË KROACI/ Portieri i Dinamos së Zagrebit: Fjeta në makinë, menjëherë vrapova tek…

Tërmeti shkatërrimtar që goditi qytetin e Petrinjës në Kroaci ku pati dëme materiale, të lënduar por dhe viktima, tronditi mbarë botën duke u solidarizuar të gjithë me shtetin ballkanas.

Kjo ngjarje tronditi dhe shumë sportist vendas ku nga paniku kanë kaluar natën në automjetet e tyre si shembulli i portierit të Dinamos së Zagrebit, Dinko Horkash ku për një media kroate ai rrëfeu tmerrin:

“Po, ne kemi shumë dëme rreth shtëpisë, kapaku i oxhakut më ra nga çatia. Pastaj pas shiut kishim një përmbytje në katin e sipërm, por disi arritëm të rregullonim gjithçka në fund. Jam lodhur nga këto tërmete, paniku dhe gjithçka, kështu që tani po ikim në det.

Kemi shumë frikë të jemi në shtëpi tani, tërmetet janë ende duke u lëkundur, nuk është shumë e rehatshme të jetosh këtu. Ne kemi fjetur në makina. Unë dhe vëllai në njërën, mamaja dhe babai në makinën tjetër. Por, ju e dini si është, ju nuk mund të flini normalisht në një makinë.

Dhe sa të fryjë pak më shumë era, menjëherë mendoni se po vjen një tërmet i ri, një situatë shumë e sikletshme. Unë dhe vëllai im ishim në shtëpi, ai po flinte lart, ndërsa unë po shikoja TV poshtë.

Ishte panik, unë vrapova lart te vëllai im, ai ishte duke dalur, kështu që të dy dolëm jashtë”, përfundoi portieri i Dinamos së Zagrebit, Dinko Horkash.

Related posts

Meksika kualifikohet falë fitores së Koresë, tifozët “detyrojnë” ambasadorin të pijë tekila (VIDEO)

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED BËN GODITJEN E PAPRITUR/ Sulmuesi i njohur udhëton drejt Anglisë për të kompletuar transferimin

Delo.autor

BARAZIMI NDAJ UDINESES/ Allegri: Ronaldon e ula unë në stol, Shezni ta hedhë topin në…

Delo.autor

Leave a Comment