Futboll Seria A Sport

INTER PEZULLON KONTAKTET ME PSG/ Ja oferta zyrtare nga Anglia për Ivan Perisic…

Ivan Perisic ka kërkuar që të lihet i lirë nëse vjen ndonjë ofertë në drejtim të tij. Te Interi në anën tjetër janë të hapur për largimin e tij, por vetëm nëse një ofertë 35-40 milionë euro mbërrin për të.

Premier League është destinacioni i preferuar për të, dhe vetëm prej andej mund të vijë një ofertë e tillë. Pista Manchester United ka rënë me Solskjaer në krye, por tani është Arsenal që ka bërë një ofertë për kroatin.

Duke parë situatën me Denis Saurez të Barcelonës, “Gunners” kanë ofruar për Perisic huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 40 milionë euro. Që nga ky moment janë pezulluar kontaktet me PSG për të marrë shërbimet e Nkunku.

Kjo ofertë është e kënaqshme për Interin, duke qenë se Perisic është 29 vjeç dhe forma e tij ka shkuar në rënie që pas Botërorit. Gjithsesi me këtë formulë Arsenal mund ta kthejë mbrapsht në Milano kroatin në qershor, nëse ai nuk arrin të tregojë aftësitë e tij më të mira në Londër.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Partizani bën goditjen e radhës, vjen mesfushori që mbylli sezonin me Skënderbeun

Delo.autor

“BACË U KRY”/ Dardanët çojnë në vend amanetin e Fadil VOKRRIT në “vatrën” e tij

Isa.Autor

U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS/ Ylli i Barcelonës i habitur: S’është normale të kthehesh pas 9 muajsh, ishte…

Delo.autor

Leave a Comment