Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Napoli pëson ndalesën e radhës, Roma dhe surpriza Sassuolo zbresin Juventus në vendin e 6-të

Napoli ka pësuar ndalesën e radhës në kampionat pasi ka barazuar 1-1 në shtëpi me Torino-n e vendit të fundit.

Fitore të rëndësishme për Roma-n dhe Sassuolo-n. Verdhekuqtë janë ngjitur në vendin e tretë pas fitores 3-2 të marrë në shtëpi kundër Cagliari-t, ndërsa Sassuolo është ngjitur në vendin e katërt falë fitores 3-2 të marrë në transfertë kundër Sampdoria-s.

Fitoret e Roma-s dhe Sassuolo-s kanë nxjerrë nga zona Champions League dhe kanë zbritur në vendin e gjashtë Juventus-in.

Befasi për Atalanta-n e Gjimshtit, që ka shpërdoruar një avantazh prej dy golash në fushën e Bologna-s. Sfida e Dall’Ara-s është mbyllur në barazim 2-2.

Fitore për Benevento-n e Pippo Inzaghi-t. Skuadra e legjednës së Milan-it ka mundur 2-0 në tranasfertë Udinese-n dhe është ngjitur në vendin e 10-të.

Ringjallet edhe Genoa, që ka mundur 2-1 në transfertë Spezia-n dhe ka marrë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Related posts

YLLI I MILAN MBAN PREMTIMIN/ Theo Hernandez lyen flokët “kuqezi” pas kualifikimit në Champions (FOTO)

Delo.autor

“PYJET E SHIUT”/ Zjarret shkrumbojnë Amazonën, Mbappe e Ronaldo thirrje për solidarizim

Delo.autor

I BUZËQESHUR ME SHALLIN ZIKALTËR/ Romelu Lukaku zbarkon në Milano: Jam shumë i lumtur

F.autor

Leave a Comment