Futboll Sport

AKTUALISHT ËSHTË PA SKUADËR/ Trajneri Shkëmbi gati t’i japë fund papunësisë, konfirmon bisedimet me klubin…

Pas shkarkimit të Ismet Munishit nga stoli i skuadrës së Ballkanit, po kërkohet një trajner i ri për klubin nga Suhareka.

Në listën e skuadrës së Ballkanit thuhet të jetë dhe Bledi Shkëmbi ku pas një interviste me “Koha.net”, ai ka thënë se do të pranonte me kënaqësi të trajnojë në Kosovë:

“Në mos gaboj jam kontaktuar dje nga një zyrtar i Ballkanit, por vetëm më ka pyetur nëse jam i lirë apo jo dhe asgjë konkrete.

Me kënaqësi do të kthehesha të punoj në Kosovë, sepse kam kaluar një vit të mirë me Lirinë dhe në futbollin kosovar në përgjithësi.”, përfundon Bledi Shkëmbi i cili skuadra e fundit që trajnoi në Kosovë ishte, Liria e Prizrenit gjatë sezonit 2017/2018.

Vlen për t’u theksuar se skuadra e Ballkanit është në bisedime edhe me trajnerin durrsak Orges Shehi, i cili aktualisht është pa skuadër.

Related posts

Real-PSG, madrilenët do të kenë një avantazh prej 180 minutash

Q.Autor

SYNON PËRFOCIME NË VERË/ “Djajtë e Kuq” kanë gati 250 milionë euro për 3 talente portugez, ja emrat e bujshëm

Delo.autor

PLAS REVOLTA TEK MANCHESTER UNTED/ Ronaldo-Fernandes nisin operacionin anti-Solskjaer

Delo.autor

Leave a Comment