Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Lajm i keq për Milanin për festat e fundvitit, kuqezinjtë humbasin për dy javë mesfushorin…

Milani humbet një tjetër lojtar. Për sfidën ndaj Beneventos, kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion as mesfushorin belg Aleksis Saelamakers. Lojtari do të qëndrojë larg fushave për dy javë pasi ka dëmtuar muskulin e kofshës në këmbën e majtë.

Mediat pranë “Djallit” raportojnë se tekniku Stefano Pioli do të aktivizojë në vend të Saelmakersit spanjollin Samu Kastijeho.

Saelmakers u dëmtua në sfidën e fundit të vitit 2020 me Lacion, ndërsa të konfirmuar si mungesa janë dhe Zlatan Ibrahimoviç, Simon Kjaer dhe Ismael Benaser.

Related posts

SHIFRA TRONDITËSE/ INTERI e mbyll sezonin me bilanc negativ, miliona euro humbje

Isa.Autor

ÇIFTI PERFEKT/ Allegri dhe Ambra “kapen mat”, martesa shfaqet në horizont (FOTO)

Isa.Autor

Pritet trazira në Botëror, ultrasit rusë dhe argjentinas krijojnë kundër aleancë anglezëve

Q.Autor

Leave a Comment