Bundesliga Futboll Sport

MBYLL VITIN NË KRYE TË RENDITJES/ Bayern, mbreti i 2020 edhe me statistika në Bundesligë

Bajerni i Mynihut arriti të mbyllte vitin në vendin e parë të tabelës falë fitores në ndeshjen direkte nga Leverkuseni. Skuadra e Hansi Flik jo pa qëllim mund të quhet më e mira në Bundesligë, jo vetëm për vitin 2020 por edhe për gjysmën e parë të sezonit. Statistikat flasin për kampionët të cilët kryesojnë tabelën e golashënuesve me Robert Levandovskin që ka lënë pas Erling Haland ashtu si dhe atë të asisteve. Tomas Myler është i pari në listë pas tij vjen Kingslei Koman. “Bundesliga.de” ka bërë një përmbledhje të plotë të gjysmës së sezonit 2020-2021. Nuk mungojnë edhe statistikat për klubet ku bie në sy golavarazhi i lartë i Bajernit i cili në këtë fillimsezon ka shënuar plot 39 gola, pas tyre vjen skuadra e Leverkusenit me 28.

Ndërkohë skuadra që ka goditur më shumë portën është ajo e Dormtundit, plot 196 herë kanë tentuar verdhezinjtë portën kundërshtare duke thyer një rekord. Ekipi që ka marrë më shumë 11-metërsha në këto 13 javët e para është Gladbahu me 6. Zotërimi i topit i takon Dortmundit që mesataren e qarkullimit të sferës e ka 60%. Frankfurti është skuadra që është ndëshkuar më shumë herë me karton të verdhë, plot 37 herë.

Skuadra më e shpejtë janë kampionët në fuqi. Lojtarët e Bajernit kanë kryer 3274 sprinte në total në 13 ndeshje e zhvilluara në kampionat. Pas tyre vjen Volfsburgu me 3222 sprinte. Gjithsesi, ky është vetëm fillimi i sezonit me pjesën tjetër që pritet në nisë më datë 3 janar. Bajerni i Mynihut është pa dyshim skuadra për t’u mundur edhe në 2021-in. Ndërkohë të cilësuar si rivalë kryesorë për titull me bavarezët janë verdhezinjtë nga Dortmundi. Edhe pse për momentin ata ndodhen në vendin e pestë me 22 pikë por fakti që në përbërje kanë lojtarë cilësorë i bën ata të jenë skuadra që mund të përballet direkt me Bajernin për fronin e Bundesligës. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë pasi skuadra nga Mynihu vazhdon të jetë një forcë e madhe në Gjermani.

Related posts

MANCHESTER UNITED-NEWCASTLE/ Pas një pasimi të Pereira, Martial mposht portierin dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Përballë boshnjakut për titullin botëror, boksieri Gjetan KETA me një tifozë special (FOTO)

Isa.Autor

HIPOTEZAT PËR NJË TRANSFERIM SHTOHEN/ Agjenti i Hysajt: Nëse do që të largohet, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment