Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ PARMËS/ Trajneri Pirlo: Është një skuadër që po ringrihet dhe ka…

Pas barazimit ndaj Atalantës, Juventusi kërkon revanshin dhe të mos humbasë “trenin” e titullit kampion. Në vigjilje ndaj sfidës së Parmës nesër mbrëma në stadiumin “Enio Tardini”, trajneri bardhezi Andrea Pirlo prezanton këtë duel në mikrofonat e “Juventus TV”:

Parma – “Parma është një skuadër që po bën shumë mirë. Që në momentin kur kanë ndërruar modul loje ata kanë korrur rezultate pozitive dhe të rëndësishme si në Xhenoa ndaj Xhenoas por edhe ndaj Milanit në ‘Giuseppe Meazza’. Është një skuadër që po ringrihet dhe ka një trajner të ri kështuqë duhet të tregojmë kujdes.”

Liverani – “E njoh mjaft mirë si lojtar, ishte i mirë taktikisht. Si trajner ai është duke treguar gjithçka me idetë e tij që i ka të qarta. Ka bërë mirë si trajner edhe me Leçen por edhe këtu tek Parma. Ka nevojë për kohë.”

Sfidë taktike – “Do të jetë një ndeshje klasike, ku mbrohen dhe pret që të kundërsulmojnë. Ata kanë lojtarë shumë të shpejtë si Zhervinjo apo edhe Karamoh. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos i lënë hapësira.”

Skuadra fizikisht – “Jemi mirë fizikisht dhe e kemi vërtetuar edhe në ndeshjen ndaj Atalantës. Kemi luajtur pak a shumë në të njëjtin nivel dhe në disa raste kemi qenë superior fizikisht. Në këtë aspekt nuk shqetësohem aspak, por kur luan çdo dy apo tri ditë duhet të rikuperosh.”

Related posts

E KISHTE KAPUR NGA B*THËT/ Zbulohen pamje të reja të gazetares në festë me boksierin që e puthi live (VIDEO)

Delo.autor

E RËNDË NË SHKODËR/ Boksieri bullgar vdes gjatë duelit me boksierin durrsak

Delo.autor

Trajneri Sarri drejt rinovimit me Napolin, por me klauzolë lirimi

Sadik.Autor

Leave a Comment