Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Probleme me lejen e qëndrimit dhe pasaportën, Vllaznia humbet kryegolashënuesin…

Vllaznia ka marrë një lajm shumë të keq para ndeshjes me Partizanin, teksa sulmuesi Ismael Dunga është i detyruar të largohet nga skuadra shkodrane.

Mësohet se shkak për këtë është bërë përfundimi i lejes së qëndrimit në Shqipëri dhe është detyruar të kthehet në Kenia. Momentalisht futbollisti nuk po mundet të rinovojë lejen e qëndrimit në vendin tonë dhe për këtë arsye duhet të largohet.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë kohë që kanë nisur procesin e rinovimit te pasaportës, por është konstatuar një problem tjetër. Pasaporta e Dungës skadon këto ditë dhe sipas ligjeve e rregullave tona, leja e qëndrimit nuk mund te rinovohet me këtë pasaportë dhe ditën e nesërme niset drejt Kenias. Dunga do të udhëtojë drejt Kenias dhe do të rikthehet përsëri sapo të ketë zgjidhur problemin, por e sigurt është mungesa ndaj Partizanit.

Sulmuesi po tregonte një formë të shkëlqyer me shkodranët në këtë fillim sezoni, ku ka shënuar disa gola të rëndësishëm, siç ishte ai ndaj Tiranës, apo edhe ndaj Kastriotit, Apolonisë dhe Kukësit.

Related posts

“EURO 2020″/ Pasim “MAGJIK” nga Mbappe, shikoni si Benzema humb rastin e artë ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK CHELSEA/ Sherr mes Higuainit dhe Luiz para finales Europa League (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona tallet me Chelsea, ofron dështimin në këmbim të yllit francez

Isa.Autor

Leave a Comment