Bundesliga Futboll Sport

FRIKA PËR JUVENTUS DHE RONALDON NË CHAMPIONS/ Rummenigge: CR7 vazhdon të më befasojë çdo vit…

Karl-Heinz Rummenigge, administratori i deleguar i Bayern-it, ka folur për Tuttosport në lidhje Juventus-in dhe Inter-in.

“Juventus-i i Pirlo-s? Jam i bindur se do të ketë sukses edhe si trajner, sepse ka qenë një mjeshtër i vërtetë në fushë dhe do të jetë i tillë edhe në stol”, ka thënë Rummenigge.

“Në Camp Nou kanë bërë një ndeshje fantastike, duke përmbysur rezultatin e Torinos dhe duke fituar grupin. Është parë edhe aty dora e Pirlo-s”.

“Juventus është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar kurrë. Mendoj se është një klub që meriton një respekt të madh. Më pas nuk duhet të harrojmë se kanë Cristiano Ronaldo-n. CR7 vazhdon të më befasojë çdo vit e më shumë. Janë të paktë lojtarët me cilësinë e tij”.

Në lidhje me luftën për titull dhe Inter-in që nuk do të luajë më në mesjavë pas eliminimit nga kompeticionet europiane: “Nuk e fiton titullin prej kohësh dhe ndoshta kjo do të jetë hera e mirë”.

Related posts

I BASHKOHET “PLESHTIT” KUNDËR ABIDAL/ Jordi Alba: Mos ta gjuajmë veten me m*t!

Delo.autor

Iniesta pranon: Javën e ardhshme do të zbuloj të ardhmen

Sadik.Autor

RREZIKU I RAMOS PËR TË LUAJTUR NË EURO 2020/ Flet ish-trajneri i fitnesit të Real Madrid: Nuk është…

Delo.autor

Leave a Comment