Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNINSË/ Tirana kërkon të rihapë korsinë e objektivave. Ja situata në kampin “bardheblu”…

Tirana do të mbyllë vitin kalendarik ndaj Vllaznisë. Ndeshja që pritet të luhet nesër në 13:45 u shërben kampionëve në fuqi për të fituar atë dozën e munguar morale, për shkak të barazimeve të shpeshta si dhe për të rihapur korsinë e objektivave madhorë, duke e ngushtuar në -7 në rast triumfi, distancën me kuqeblutë.

Mirëpo, jo vetëm për kaq, pasi një triumf në këtë finale do të shërbente edhe si sinjali i duhur që kjo skuadër, me disa ndërhyrje cilësore dhe të goditura në merkato, mund të ndryshojë pllakën e rezultateve dhe të ecurisë.

POST TEUTA – Dje, bardheblutë kanë qenë të ndarë në disa grupe. Titullarët në Durrës kanë pasur një ditë pushimi, me program riaftësues në pishina për energjitë e harxhuara. Sasraku dh Giamfi, pasi kanë bërë ushtrime në palestër, kanë marrë këshillat nga përgatitësi atletik për vrapimet që duhet të bënin dje në fushë, duke qenë se po rikuperohen për shqetësimet muskulore që kanë.

Toli, Albion Avdiaj, Aldi Gjumsi dhe Luis Birçaj kanë marrë ngarkesa stërvitore nën drejtimin e përgatitësit atletik të ekipit.

Portieri Bekaj, ka marrë dozën e tij të ushtrimeve pas ndeshjes me durrsakët, duke shpresuar që të mos ketë dhimbje në trup pas goditjes së marrë.

Related posts

Momente makthi për Tottenham, Harry Kane del nga fusha i dëmtuar

Q.Autor

BASHKËLOJTARI BËN “AVOKATIN” E SALAH/ Mbrojtësi i “Të Kuqve”: Ka shënuar shumë gola për ne, kështu që…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një pasimi nga “Demi” Lautaro, Perisic rihap sfidën ndaj Realit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment