Futboll Premier League

“Vetëm Messi, Ronaldo dhe Neymar janë superyje të vërteta”

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë superyjet e vetme të vërteta në botën e futbollit, sipas legjendës së Brazilit, Pele.
Pele ka thënë se vetëm Neymar ia ka dalë të hip në podiumin e superyjeve Messi dhe Ronaldo në vitet e fundit, transmeton Express.

Messi dhe Ronaldo i kanë fituar 10 Topat e fundit të Artë, nga pesë sëcili, që prej triumfit të Kakas më 2007.

Ndërsa, Neymar ka arritur të zërë vendin e tretë dy herë në tri vitet e fundit, përfshirë edhe në edicionin e fundit.

“Nëse shikon rreth botës, ata që veçohen janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Nuk ka superyje tjera”, ka thënë Pele për FIFA.

 

Related posts

Nuk kisha parë ndonjëherë diçka të tillë!” Ja kush ka befasuar gjermanët që në 7 të mëngjesit!!

Sadik.Autor

ANALIZON NDESHJEN GJYSMËFINALE/ Capello: Itali mos u përgjum, kështu mund të fitojë Spanja

Delo.autor

NJË DALJE E GABUAR/ Szczesny bën gafën e vitit, por Berardi ia kalon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment