Futboll Premier League Sport

“SHUMË NJERËZ NUK E DINË, POR KAM PATUR…”/ Ish-mbrojtësi Vertonghen rrëfen momentin e frikshëm me portierin e Ajax

Në këto muaj po flitet gjithmonë e më shpesh për ndikimin që goditjet me kokë dhe përplasjet në ajër mund të kenë për shëndetin e një futbollisti.

Rrëfimi i Jan Vertonghen, ish-mbrojtësi i Tottenham, ka konfirmuar se sa vëmendje i duhet dhënë kësaj teme delikate.

Në një intervistë të dhënë për Sporza TV, qendërmbrojtësi aktual i Benfica-s ka folur për pasojat e përplasjes me portierin e Ajax-it në   gjysmëfinalen e Champions League të 2019-ës.

“Shumë njerëz nuk e dinë, por kam patur shumë probleme për shkak të asaj goditjeje. Për shumë kohë kam patur dhimbje koke dhe marrje mendsh. Tani po e them për herë të parë publikisht”, ka thënë Vertonghen.

“Nuk kam mundur të luaj në këtë periudhë të gjatë, gjë që ka ndikuar tek unë. Kanë qenë plot 9 muaj të komplikuar gjatë të cilëve nuk ka mund të tregoja atë që do të kisha dashur”.

“Shumë kanë menduar se isha i zemëruar me Mourinho-n, sepse nuk më aktivizonte, por e vërteta është se nuk mund të luaja. Kisha akoma edhe një vit në kontratë, kështu që mund të kisha luajtur, por kur kam zbritur në fushë, kam luajtur keq”.

“Nuk ishin të shumtë ata që e dinin këtë problem që kisha. Duhet të them se ka qenë një zgjedhje e imja”.

Related posts

“GIGS ËSHTË I VARUR NGA SEKSI”/ Akuza e vëllait të ish-lojtarit të Manchester United pas tradhëtisë me gruan e tij

Delo.autor

GATTUSO SKANON MILANIN: Jemi ekipi I FORTË, por bëjmë gabime FOSHNJARAKE

Isa.Autor

PSG fiton bindshëm ndaj Lille, shkëlqen Neymar

Q.Autor

Leave a Comment