Bundesliga Futboll Sport

“DUHET TË KËRKOJË NJË KLOPP TË RI, POR…”/ Mathaus këshillon Dortmund, zbulon listën e trajnerëve të mundshëm

Shkarkimi i Lucien Favre ka qenë befasues, edhe pse rendimenti i Borussia Dortmund ka qenë me ulje-ngritje.

Lothar Matthaus e ka lexuar në një mënyrë ndryshe: “Më kanë befasuar deklaratat e Reus dhe Hummels, që kanë kritikuar disa zgjedhje të trajnerit”, ka thënë ish-futbollist për Sky.

“Kjo tregon se diçka nuk funksiononte me skuadrën. Një lojtar nuk duhet të dalë kurrë kundër trajnerit:.

“Zëvendësuesit e mundshëm të Favre? Më duket mirë Marco Rose, Jesse Marsch dhe Julian Nagelsmann. Kanë gjithçka që i mungon Borussia Dortmund-it: emocion dhe entuziazëm”.

“Nuk dua të them se duhet të kërkojë një Klopp të ri, por  dikë që t’i ngjajë, që të udhëheqë skuadrën emocionalisht. Marsch më pëlqen më shumë, por nuk ka koma eksperiencë në Bundesliga”.

Related posts

“ITALIA PRET GOJËN”/ Icardi s’mjafton ndaj PSV-së, Moura kualifikon Tottenhamin

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Frikë për AKT TERRORIST: I gjithë shteti mobilizohet për Izraelin

Isa.Autor

NUK KA FRIKË NGA KORONAVIRUSI/ Tirana, skuadra rekordmene që i fton të gjithë në duel

Delo.autor

Leave a Comment