Gossip

SI ËSHTË MËNGJESI ME ÇILJETËN? Portieri Hoxha rrëfen marrëdhënien me partneren: Unë zgjohem herët, por…

Portieri i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Alban Hoxha ka folur sot për raportin që ka me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, por si gjithmonë, i rezervuar, pasi çifti nuk dëshiron që të ndajë detaje nga jeta personale me publikun.

Teksa ishte i ftuar këtë mëngjes në ‘Wake Up’, Albani tha:

“Kjo është një zgjedhje që nuk duam të bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun. Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”.

I pyetur nëse është mashkulli që i përgatit kafen e mëngjesit partneres, portieri tha:

“Jo jo, deri të kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që mos e bezdis”.

Related posts

E PABESUESHME/ Ja si duket Carlos Valderama pa rricat e famshme (FOTO)

Delo.autor

Lampard bëhet sërish baba/ Historia e trishtë që qëndron pas emrit të vajzës

Isa.Autor

FOTO +16/ Kjo është e dashura seksi e futbollistit me të cilën publikoi video ‘hot’ në rrjetet sociale

Q.Autor

Leave a Comment