Futboll La Liga Sport

ANALIZA/ “Galaktikët” e Real Madrid fitojnë kur s’kanë topin

“Nuk kam shpjegim”. Kështu e nisi fjalën e tij në konferencën për shtyp në ndeshjen pas Alaveshit trajneri Zinedin Zidan. Realisht është e pashpjegueshme se si skuadra e tij bën paraqitje fantastike me skuadra të forta dhe humbet duelet me skuadra më të dobëta në letër.

Mund të kujtojmë këtu dy fitoret ndaj Barcelonës dhe Interit në “San Siro”, ku të besuarit e Zinedin Zidanit bënë performanca të shkëlqyera dhe duke siguruar 3 pikët. Reali tregon fytyrën e vërtetë në ndeshjet që vlejnë dhe nuk di të fitojë atëherë kur të gjithë e presin këtë. Trajektorja ka qenë me ulje-ngritje të shumta dhe vetëm kështu shpjegohet barazimi 2-2 me Gladbahun vetëm pak ditë pas fitores në “El Clasico”, apo fitorja 3-2 ndaj Interit dhe humbje 4-1 me Valencian. Në “San Siro” fitoi 0-2, ndërsa pak ditë më vonë pëson disfatë me Alaveshin.

TOPI – Të kesh apo jo në zotërim topin, kjo është çështja. Sigurisht që humbjet e Realit shpjegohen edhe me mungesat e rëndësishme si Benzema, Hazard, Valverde. Interesant është fakti që në 4 humbjet në La Liga dhe 1 në Champions, Reali i Madridit ka zotëruar topin në shumicën e kohës duke arritur edhe në 75%.

Kjo gjë ndodhi ndaj Alaveshit, por skuadra e Zidanit sërish humbi. Ndërkohë që triumfet kanë ardhur kur topi është zotëruar pak, si në “El Clasico 48%, apo edhe ndaj Interit. Ky është një problem që kërkon patjetër zgjidhje, sepse sezoni është shumë i gjatë.

Related posts

BASKETBOLL/ Milwaukee kampion në Lindje, sfidon Phoenix për titullin në NBA

Delo.autor

SEVILLA NË AVANTAZH/ Shënon golin Pablo Sarabia pas një asistimi (FOTO)

Delo.autor

Ministri izraelit zbulon arsyen e penalltisë së gabuar të Messi-t

Sadik.Autor

Leave a Comment