Futboll Sport

ZBULON ARSYEN E SHKARKIMIT NGA PSG/ Tekniku Tuchel: Nuk e kuptoj nëse jam trajner apo ministër i sporteve…

Shkarkimi i Tomas Tuhelit nga stoli i PSG-së duket se nuk ka patur të bëjë me ecurinë e rezultateve, por me deklaratat kritike kundër klubit të trajnerit gjerman.

Ish-trajneri i Borusia Dortmundit deklaroi se te nënkampionët e Europës ai nuk ka mundur të ushtrojë fillimisht detyrën e trajnerit për shkak të prioriteteve jashtë futbollit të drejtuesve të klubit. Këto fjalë nuk janë mirëpritur nga drejtori i PSG-së Leonardo, i cili duket se i ka komunikuar mbrëmë shkarkimin Tuhelit.

Edhe pse PSG-ja nuk e ka dhënë ende vendim përfundimtar në rrugë zyrtare, mediat e huaja e bëjnë të sigurtë shkarkimin e trajnerit Tomas Tuhel.

“Të jem i sinqertë, në 6 muajt e parë te PSG-ja kam pyetur veten: A jam trajner apo politikan dhe ministër i sportit? Ku është roli im si menaxher i klubit? I thashë vetes se dua të stërvis. U bëra trajner për këtë arsye dhe kështu dua të jem. E dua futbollin dhe mund të kënaqem në shumë mënyra. Disa herë të bësh këtë detyrë te PSG-ja është e lehtë, ndonjëherë është e vëshirë, sepse klubi ka interesa më të mëdha se skuadra. E dua futbollin dhe në një klub si ky nuk është gjithmonë kështu”, shprehej Tuhel në një invervistë për median gjermane “Sport 1”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Klubi i njohur italian konfirmon dy raste pozitive me COVID-19, ja emrat

Delo.autor

Barcelona përshpejton një afrim të bujshëm në merkaton e verës

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ “BILD”: Tuchel niset drejt Londrës. Zbulohet kontrata me Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment