Futboll Sport

STATISTIKAT E CHAMPIONS/ Juventus fatlum, Bayen Munich “makineri” golash. Inter renditet i pari për…

Liga e Kampioneve ka ulur qepenat e fazës së grupeve, ku nga 32 më të mirat ekipet janë përgjysmuar dhe 16 të kualifikuarat për në fazën e 1/8- ave të turneut më të rëndësishëm për klube kanë njohur dje çiftet me të cilat do të përballen për në fazën me eliminim direkt.

Duelet fantastike nuk kanë munguar, por Juventusi duket skuadra më fatlume, duke parë se ka peshkuar Porton, ndonëse surprizat në Europë nuk mungojnë kurrë, prandaj nuk lejohen nënvlerësimet. Gjithsesi, për të pasur një pasqyrë më të qartë se si pritet që të jetë faza e 1/8-ave e Champions-it, është mirë që të bëhet një udhëtim në statistikat që ka ofruar faza e grupeve, duke nisur nga ata parametra që janë më të rëndësishëm në një ndeshje futbolli, por jo vetëm nga numrat e ekipeve, por edhe ata individualë të lojtarëve.

GOLAT – Ekipi që ka shënuar më shumë në Champions është Bajerni i Myniut, me 18 gola të realizuar pas 6 ndeshjeve të para, i ndjekur nga Barcelona e Gladbah me 16 (të dyja kanë avancuar më tej), Junajtid me 15, por që është kualifikuar dhe Juventusi me 14.

Ndërkohë, duke mbetur te skuadrat, Barcelona, e cila në Champions ka një fytyrë më të bukur sesa në kampionat, është ekipi që ka tentuar më shumë gjuajtje drejt portës rivale (108) dhe ka goditur më shpesh kuadratin (48). Lajpcigu, i cili do të ketë përballë Liverpulin në 1/8-at, është skuadra që ka shkaktuar numrin më të madh të faulleve, 111 në total, ndërsa Interi, tashmë i eliminuar nga Europa ishte skuadra më e ashpër, me 24 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.

STATISTIKAT PËR SKUADRAT

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter befason rivalët, ka gati zëvendësuesin e Skriniar

Delo.autor

“ATA QË S’MË PËLQEJNË, DO MË SHOHIN PRAPË KËTU”/ U mor vesh kujt ia çoi Ronaldo këtë mesazh (FOTO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Hoffenheim

Q.Autor

Leave a Comment