Futboll La Liga Sport

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-sulmuesi spanjoll: Godita Diarranë, por ai bërryl ishte për Ramos

Artiz Aduriz kujton duelet e vështira kundër Serxho Ramosit dhe thotë se njëherë gaboi objektivin dhe u ndëshkua me karton të kuq.

“Duhet ta pranoj që në ato vite unë argëtohesha duke luajtur kundër dyshes Pepe-Ramos. Ishin të fortë dhe të vështirë. Njëherë në Madrid u ndëshkova me karton të kuq sepse i dhashë një goditje më bërryl Diarrasë. Nuk krenohem aspak me këtë veprim, por ajo goditje duhet të ishte për Ramosin.

Unë kam raport të shkëlqyer dhe miqësi me Ramosin, por futbolli i ka këto gjëra”, ka thënë Aduriz. Legjenda e Bilbaos foli edhe për shanset që ka skuadra për të fituar Kupën. “Sigurisht që kanë mundësi. E kanë mundur Barcelonën në finalen e Superkupës dhe mund ta bëjnë sërish”, ka thënë ish-sulmuesi spanjoll.

Related posts

PAS MONACOS NË MERKATO/ Një tjetër klub francez hyn në garë për shërbimet e Icardit, ja emri

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Komisioni i Disiplinës publikon vendimet, dënohet Tirana. Musolli dhe Torasa…

Delo.autor

Igli Tare nuk ndalet, sjell te Lazio mesfushorin e Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment