Futboll Seria A Sport

SULMON DHE “INJORON” ME DEKLARATËN NDAJ CAPELLO-S/ Conte: Kam një plan B, por…

Është një Antonio Konte i tendosur në mënyrë të kuptueshme, ai që analizoi barazimin 0-0 kundër Shahtjorit, që do të thotë eliminim nga Europa.

“Ne pak agresivë? Skuadra dha gjithçka që kishte, në dy ndeshje të dominuara me Shahtjorin në 180 minuta kemi shënuar dy gola, portieri i tyre si në vajtje po ashtu edhe në kthim ishte më i miri. Ka shumë hidhërim, na mungoi vetëm goli, më pas disa vlerësime më të detajuara do t’i zgjidhim me kujdes. Nëse nuk shënon gol, nuk fiton…

Dhe në gjithë Ligën e Kampioneve nuk patëm fat me arbitrat dhe VAR-in. Më duket se Interi nuk u respektua në grup, me shumë situata për t’u riparë. Ne i dinim që nga fillimi vështirësitë me të cilat do të ishim përballur, janë marrë disa vendime në këtë drejtim. Duhet të metabolizojmë këtë eliminim dhe të përpiqemi të ringrihemi, duke menduar tani te kampionati, te Kaljari”.

POLEMIKË – “Pengjet janë të mëdha, – shtoi Konte, – sepse kishim mundësi të kalonim. Ndryshimet e vonuara? Me Sançezin do të ishim zhbalancuar shumë, më pas ishte Lautaro që kishte përfunduar energjitë dhe në mesfushë kishim lojtarët e numëruar. Preferova të aktivizoj një sulmues më shumë në vend të Eriksenit për Galjardinin”. Konte, i cili u është përgjigjur pyetjeve të “Sky”, refuzoi tezën e mungesës së lojës nga skuadra e tij:

“Sot (dje) Shahtjori ndryshoi sistemin e lojës për të na përballuar. Çfarë problemi loje do të kemi? Mendoni përpara se të bëni pyetje. Aktivizova Perisiçin, një anësor sulmues, së bashku me Hakimin, një tjetër anësor sulmues. Hyri edhe Sançez. Në fushë ishin dy ‘pyka’ së bashku me tre anësorë sulmues, më pas aktivizova edhe Eriksenin…

Ndonjëherë ndoshta duhet të merrni ju bilbilin dhe të bëni trajnerin, ndoshta e bëni më mirë”. Konte diskutoi edhe me Fabio Kapelon, i cili e pyeti se si është e mundur që Interi të mos ketë një plan B: “M’u duk sikur Interi luajti për të fituar, por pa atë energjinë e duhur në ndeshjet që janë për t’u fituar detyrimisht, – e qortoi ish-trajneri. – Ti ke qenë lojtar, je trajner dhe e di se çfarë dua të them”.

Këtij komenti Konte iu përgjigj me një: “Nuk kam asgjë për të thënë. Plani B? Sigurisht që e kam një plan B, e kemi por nuk duam ta bëjmë publik, përndryshe kundërshtarët përgatiten edhe për atë”. Në fund të intervistës, Kapelo sulmoi sërish Konten: “Po si mund të thotë që Shahtjori ndryshoi sistem loje?

Secili studion kundërshtarin, është minimumi. Ndërsa ti duhet të ndryshosh nëse ke një plan B. Por jo, Interi duket si një tren që ecën në një binar të vetëm. Dhe nuk kam parë asnjë plan B, pavarësisht batutës së Kontes”.

Related posts

CHAMPIONS/ “Pleshti” asist, Suarez ndëshkon sërish “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Lazio. Rezultati 2-1

Delo.autor

DEÇIZIV ME INTERIN/ Edin Xheko si Diego Milito, bomberi boshnjak barazon rekordin e sulmuesit argjentinas

Delo.autor

Leave a Comment