Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Presidenti Suning revoltohet me Inter, ja vendimi për klubin “Zikaltër”…

Asnjë goditje në merkaton e janarit për Interin. Këtë e raporton “Calciomercato.com”, nga i cili thotë se pronari i Suning që ka në pronësi Interin, Zhindong Zhang është tepër i revoltuar nga eleminimi në Champions, pas investimeve kolosale të zikaltërve vitet e fundit.

Një dëm i madh ekonomik për Suning, ku përveçse nuk arriti kualifikimin dhe për të mos përfituar paratë e kalimit më tej në kompeticionin më madhor europian për klube, ai paguan 12 milionë euro Antonio Konten, gati 10 milionë euro më shumë se trajneri i dytë më i paguar në Seria A i cili është Paolo Fonseka i Romës që merr 2,5 milionë euro.

Lojtarët me paga të larta si Lukaku i cili përfiton 8,5 milionë euro apo Eriksen që përfiton 7,5 milionë euro. Suning në shenjë revolte ndaj lojtarëve dhe teknikut Konte ka marrë vendimin e asnjë blerjeje në afatin kalimtar të merkatos së janarit.

Related posts

SI NDIKOI TRADHËTIA E PIKE NË KARRIERËN E SHAKIRËS? Këngëtarja merr vendimin drastik

F.autor

Deputeti i PS-së reagon për fitoren e PARTIZANIT, mesazh FSHF-së: O qorr, Trashi është për Kombëtare!

Isa.Autor

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë: Partizani zhgënjen sërish, fitojnë Erzeni e Farka

Delo.autor

Leave a Comment