Futboll Seria A Sport

SULMON TRAJNERIN CONTE PËR ZHGËNJIMIN NË EUROPË/ Cassano: Vetëm kërkon alibi, i masakroi të gjithë lojtarët

Si gjithmonë i hapur, Antonio Cassano. Ai e konfirmoi këtë edhe një herë, duke folur për Interin dhe duke sulmuar Antonio Conte: Në gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, gjithmonë bëri keq. Ai luajti shumë keq, pa asnjë ide. Futbolli është bërë më cilësor. Në Itali mund të luash me Romelu Lukaku, që për nga fiziku nuk i afrohet askush, por në Ligën e Kampionëve ju duhet cilësi. Eriksen në pesë minuta bëri më shumë sesa Barella dhe Gagliardini. Interi ka dështuar, në këtë moment Antonio Conte duhet të bëjë vetëm një gjë: të fitojë kampionatin. Tani është i detyrueshëm, përndryshe bëhet masakër dhe gjithçka duhet të ndryshohet”.

Sipas Cassano, trajneri ka shkaktuar gjithashtu një kaos te disa lojtarë: “Skriniar, para se të vinte Conte, ishte një nga lojtarët më të lakmuar në Europë. E masakroi edhe atë. Gjithashtu masakroi Godin, duke e trajtuar shumë keq. Hakimi e nisi mirë, por për mua është një lojtar tjetër. Ai është në konfuzion, sepse është një lojtar që duhet ta lini të lirë. Le të luajë si tresh ose katër nga jashtë, por lëreni të lirë. Te Borussia Dortmund luajti në 30 a 40 metrat e fundit”.

Ende në temën e lojtarëve jo të vlerësuar, referenca për menaxhimin e Eriksen është e pashmangshme: “Conte e aktivizon në minutat e fundit. Nëse do të ma bënte mua, do ta përmbysja dhomën e zhveshjes. Do të preferoja që të mos më aktivizonte për 5 ndeshje. Eriksen është djalë i mirë. Për katër vite me radhë ishte mesfushori më i mirë i Tottenham në Premier League. Kaq merita atje, kaq shumë dobësi këtu. Conte deshi me çdo kusht, që sezonin e kaluar, Arturo Vidal, i cili po jep pak një rol që nuk është i tij.

Shpesh dhe me kënaqësi po e aktivizon në mes, por Vidal duhet të kujtojmë se nuk është më ai i gjashtë viteve më parë. Conte këmbënguli aq shumë për ta pasur atë, por nuk po i jep hapësirë. Pastaj, gjëja e fundit: Conte donte nënshkrimin e Alexis Sanchez, duke i dhënë një kontratë të rëndësishme, por nuk po e përdor aq shumë. Shumë gjëra të mira, por edhe shumë gabime. Dhe nuk më pëlqejnë njerëzit që kanë kaq shumë alibi”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mourinho me mendim ndryshe nga të tjerët: Me kamera, stadiumi nuk do të jetë kurrë bosh!

Delo.autor

SHQIPËRI-KAZAKISTAN/ Objektivi i “Kuqezinjve” është vetëm fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Tefik Osmani: Skënderbeun nuk e mundi as Turku e jo më Greku

Sadik.Autor

Leave a Comment