Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Mbrojtje solide, Ilir Daja synon fitoren e dytë në Derbin e Kryeqytetit

Partizani ka pësuar vetëm dy gola këtë sezon në shtatë sfida të luajtura. Një mbrojtje solide deri më tani e “demave të kuq”, që shkojnë në derbi në formën më të mirë të mundshme.

Të besuarit e Ilir Dajës kanë plot 5 ndeshje radhazi që mbajnë rrjetën e paprekur dhe pa diskutim, që do të dëshirojnë që këtë statistikë ta thellojnë edhe më tepër në derbin e së premtes ndaj Tiranës.

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, është i vetmi që ka drejtuar të tria ekipet e kryeqytetit: Dinamon, Tiranën dhe së fundmi Partizanin. Strategu 54-vjeçar ka drejtuar fillimisht Dinamon, ku ka qenë prezent në dy derbi. Më 3 maj 2008, Dinamo fiton 2-1 me Tiranën.

Në sezonin 2010-’11, Dinamoja e tij u mposht me rezultatin 1-2 nga bardheblutë. Ndërsa në krye të Tiranës, Daja drejtoi në tri takime derbi. Në dy sfidat e sezonit 2015-’16,

Daja mori një barazim 0-0 dhe në sfidën tjetër, u mposht 2- 0 nga “demat e kuq”. Ndërsa në sezonin 2016-’16, trajneri 54-vjeçar drejtoi vetëm një sfidë derbi, duke marrë një barazim 0-0 ndaj Partizanit. Fitorja në derbi mungon prej 12 vitesh për strategun, i cili do të synojë të premten të marrë fitoren e dytë.

Related posts

TRONDITET MANCHESTER UNITEDI/ Rrezikon sfidën ndaj PSG ylli i skuardrës…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Lukaku ishte shumë i rëndë për Manchester United, ja shkaku

Delo.autor

SUPERLIGA/ Kukësi-Flamurtari dhe Teuta-Tirana, për gjithçka ose asgjë

Isa.Autor

Leave a Comment