Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Olsi Rama: Nuk jam i surprizuar nga kjo formë, derbi është i rëndësishëm por…

Drejtori i Partiznait, Olsi Rmaa është shprehru se nuk është i surprizuar nga forma e mirë që po kalon Partizani. Për mikrofonat e “Supersport”, Rama është shprehru se ishte dëshira e tij që ta shikonte Dajën në stolin e Partizanit dhe ia arriti, duke thënë se është një profesionist.

“E kemi lënë prapa krahëve pjesën e dënimit dhe skuadra janë përgatitur sa më mirë gati për kampionatin. Nuk jam i surprizuar nga kjo formë, pasi po punohet që nga muaji gusht për këtë. Unë mendoj që derbi ndikoi pozitivisht për Tiranën. Derbi është i rëndësishëm por është tre pikë, si në të gjitha ndeshjet e tjera. Është prestigj për lojtarët dhe i rëndësishëm për tifozët. Jemi këtu për t’i gëzuar tifozët.

Ndeshjet që luhen jashtë? Luajmë jashtë për shkak të fushave. Jemi në stadiumin më të mirë, por terreni lë për të dëshiruar. Kërkuam ta luanim ndeshjen të dielën, me shpresën se do bëhej më mirë, por për fat të keq diçka e tillë nuk ndodhi. Lojtarët e Kombëtares u ankuan për fushën para Bjellorusisë, dhe kjo do bëjë diçka jo të mirë për spektaklin e ndeshjes. Megjithatë edhe këtë e lëmë pas.

Unë me miqtë e mi kur flisnim e dija që Daja do ulej në pankinën e Partizanit, ishte një dëshirë e imja kjo. Është një profesionist i madh dhe e njeh shumë mirë kampionatin. “, u shpreh Olsi Rama.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Salzburg-Bayern Munich. Rezultati 2-6

Delo.autor

BOMBA NGA SPANJA/ “Dridhet” pankina e Alegrit, Juventusi i ofron 10 milionë euro në sezon ish-trajnerit të Barcelonës

F.autor

SFIDA E “MBIJETESËS” ME LAÇIN/ Mema u druhet tolerimeve: Tjetër “vdekje” për mua nëse ekipi “bardheblu”…

Delo.autor

Leave a Comment