Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Taktikë dhe filozofi, Derbi i Kryeqytetit në dimensionin “3D”

Derbi është gjithmonë special. Shpesh janë tifozët që ia japin mrekullinë, por edhe këtë herë nuk do të jenë të pranishëm. Ka ndodhur që ta ndezë një “ish”. Ka ndodhur që ta vendosë një trajner. Ka ndodhur që të dominojë një tabu në disa sfida radhazi. Disa vite radhazi. Por ka ndodhur edhe si përmbysja për 5-1, me Egbo që në fund kurorëzoi titullin e 25-të kampion të Tiranës. Mirëpo, këtë herë do të jetë një përballje e veçantë. Në fokus do të jetë taktika. Dhe në post derbi, filozofia, për të shpjeguar lojën, vendosjen dhe rezultatin. Mirëpo, mbi të gjitha, sot në “Air Albania” me start nga ora 18:00 do të jetë një…“DERBI 3D”.

Vëmendja është spostuar te trajnerët. Natyrisht, ka shumë për të thënë rreth skuadrave pasi është deri diku edhe anormale që Partizani pa merkato dhe pa afrime, vjen në këtë ndeshje çuditërisht si skuadra favorite. Kjo, vetëm duke bërë ndryshimin e trajnerit. Për këtë, Daja sigurisht ka meritë. Nga ana tjetër, Tirana kampione në fuqi e kampionatit shqiptar, duhet të ishte më e konsoliduar dhe të kishte gjendje psikologjike edhe më të mirë sesa rivalja e këtij 90 minutëshi. Por në fakt nuk e ka kaq të mirë sa duhet, nisur nga rezultatet jo krejt të duhurat deri më tani. Duke qenë se vëmendja është më së shumti e zhvendosur te trajnerët, ajo që bie në sy, e pranojnë ndihmësit e tyre por e konfirmojnë edhe njerëzit që i njohin nga afër ose që konstatohet lehtësisht në daljet e tyre publike, është se të dy dinë të “driblojnë” mirë, qoftë edhe me filozofi. Të dy, pëlqejnë shumë që të merren me anën taktike, me skuadrat e tyre por edhe ato që do të kenë përballë. Të dyve, u pëlqen që të studiojnë disi. Natyrisht që Daja ka një eksperiencë tjetër dhe e ka provuar veten që është fitues, ndërsa Dedes do t’i duhet një rrugë e gjatë për ta mbërritur. Sidoqoftë, e kanë si pikë të përbashkët dhe nuk mjafton të thuash vetëm që janë “çuna lagjeje te 21-shi”, apo që të dy kanë dalë së bashku kampion me Elbasanin, njëri në fushë si kapiten dhe tjetri në pankinë.
pjimage (2)
NËN SHENJËN “D”
Është derbi. Ndeshja më e lakmueshme në futbollin shqiptar. Sot Tirana do të presë Partizanin në derbin e 158-të në histori. Në njërën pankinë është Dede, që me Tiranën do të tentojë që të fitojë ndeshjen e parë në këtë rrugëtim. Në stolin tjetër, për derbin përballë Dedes, drejton Daja. Një derbi në “3D”. Tekniku i të kuqve, do të jetë gjithashtu një “ish” në këtë supersfidë.

Related posts

LUKAKU U TRANSFERUA TEK INTER/ Legjenda e United “feston”: Lojtar joprofesionist, peshon… (FOTO)

Delo.autor

Lippi: Interit i mungojnë lojtarë kampionë në skuadër

Q.Autor

GOL NGA MESFUSHA/ Shihni realizimin e çmendur në kampionatin italian (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment