Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Garë me kohën, në Arabi punojnë ditë-natë për të bërë pistën gati

Gara e radhës së botërorit të Formula 1 do të zhvillohet në pistën qytetase të Jeda, në Arabinë Saudite. Kjo pistë debuton në këtë sport, por 10 ditë nga gara situata në cirkuit është ende kaotike.

Organizatorët po punojnë 24 orë në ditë për të bërë gati pistën, në mënyrë që më 3 dhjetor, kur zhvillohen provat e lira, të mos ketë asnjë problem. Sipas Stefano Domenicali, president ii Formula 1, situata është optimiste.

“Ne kemi besim te organizatorët e garës. Ata po punojnë ditë-natë për të mbyllur punimet në afat për garën. Do të jeni gati edhe pse kjo gjë do të ndodhë në limitet e kohës. Do të shihni me sytë tuaj investimin e bërë”, tha Domenicali.

Related posts

Futi në sherr Shqipërinë e Kosovën, talenti zgjedh kombëtare tjetër?

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ MANCHESTER UNITED/ Klopp është gati super duelin: Gjithçka mund të ndodhë, në çdo situatë që…

Delo.autor

LAZIO-MARSEILLE/ Strakosha shpëton Lazio-n me këtë super pritje në sekondat e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment