Futboll Kategoria Superiore Sport

TJETËR HALL PËR SKËNDËRBEUN/ Futbollisti 3 muaj larg fushave

Lajme të këqija vijnë për Skënderbeun nga Ditmar Bicaj. Lojtari që doli i dëmtuar nga ndeshja me Vllazninë ka pësuar një lëndim të rëndë dhe relativisht do të mungojë për 2-3 muaj në fushat e blerta.

Burime të sigurta të gazetës pranë klubit tregojnë se mbrojtësi ka thyer në dy vende fibulën, në pjesën e kaviljes, dhe do t’i duhet ndërhyrje kirurgjikale për të rikuperuar dëmin e shkaktuar nga ai moment i minutës së 15-të të takimit në Shkodër. Mbrojtësi lezhjan do të operohet në ditët e para të 2021-it dhe duket se do të rikthehet në mesin e muajit mars duke humbur kështu një pjesë të mirë të sezonit.

Related posts

TRAJNERI DHA DORËHEQJEN PARA PAK KOHËSH/ Klubi kosovar prezanton teknikun e ri të skuadrës (FOTO)

Delo.autor

INTERI KALOI NË AVANTAZH/ Martinez shënon një gol fantastik, por VAR-i anulon (VIDEO)

Delo.autor

MODELJA “TËRBON” FANSAT/ Bukuroshja poston foto nga MOMENTET INTIME me…

Isa.Autor

Leave a Comment