Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ RONALDO një “MINIERË ARI”, Juventusi do përfitoi… milionë euro

Juventusi do të përfitojë 340 milionë euro nga blerja e Cristiano Ronaldo-s përgjatë periudhës 4 vjeçare që portugezi do të qëndrojë në Torino. Ky është rezultati i një llogarie të bërë nga një nga firmat më të mëdha të auditimit “KPMG”. “Zonja e Vjetër” do të përfitoje nga 85 milionë euro në një sezon nga transferimi, ose në total 340 milionë euro.

Por parashikimi është se në sezonin 2018-2019, nuk do të ketë ndonjë impakt të madh pozitiv ekonomik për klubin italian. Sipas kësaj kompanie auditimi, fitimet në ditët e ndeshjeve do të variojnë nga 55 mln euro në 77 mln euro. Ndërkohë që totali i fitimeve nga të drejtat televizive në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar do të variojë nga 190 mln euro deri në 255 mln euro.

Por sipas KPMG fitimet më të mëdha do të vijnë nga sponsorizimet dhe shitjet, ku kompania këshillon bardhezinjtë që të përqendrohen këtu. Në këtë mënyrë do të mbushet hendeku me klubet e tjera sa i përket fitimet në 2-3 sezonet e ardhshme.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo vazhdon të fitojë sfidat me rivalët e tij Lionel Messi dhe Neymar.

Sipas një programi analizues për postimet në Instagram, që klasifikon personazhet sa i përket sponsorizimeve më të mëdha, dhe ata me më shumë influencë, Ronaldo, ka trafikun më të lartë falë me 133 milionë ndjekësve të tij.

Një kompani që sponsorizon në faqen e tij në Instagram do të paguajë 750 mijë dollarë për postim, ndërkohë që pas tij në klasifikimin e 5 futbollistëve me më tepër influencë dhe me çmimin më të lartë janë Neymar, Messi, David Beckham dhe Gareth Bale.

Një postim në profilin e Neymar-it dhe Messi-t kushton respektivisht 600 dhe 500 mijë dollarë, kurse te Beckham kushton 300 mijë dhe Gareth Bale 185 mijë dollarë.

Gjithashtu Fox Sports” zbuloi sekretin e madh të portugezit. Trupi i tij ka gjendjen fizike të një 20 vjeçari falë një makinerie që portugezi e ka blerë nga NASA. Si fillim, ai do të gjejë një vend për të banuar në Torino, e më pas të marrë edhe makinerinë, që u ble 2 milionë euro.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Armeni-Itali. Rezultati 1-3

Delo.autor

Skënderbeu humbet betejën për Europën, KAS nuk ndryshon vendim

Sadik.Autor

Asnjë projekt, Tirana në “ajër” për Superioren

Sadik.Autor

Leave a Comment