Futboll La Liga Sport

TRONDITËSE/ Secili gol apo asist i Hazard i kushton Real Madridit 7.8 milionë euro, ja statistikat…

Sipas një studimi të kryer nga faqja e internetit “Salarios de Grandes Futbolistas”, Eden Hazard është futbollisti më pak fitimprurës në La Liga, në lidhje me pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në golat dhe asistet e skuadrës së tij, në raport me pagën që merr. Belgu nuk e ka përjetuar momentin e tij më të mirë në Madrid, si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme, që janë në numër më shumë sesa golat që ka realizuar me fanellën e bardhë.

Nuk është për të parë më pak shifrat që rrjedhin nga secili gol dhe asist, në të cilët ai merr pjesë, pasi secili prej tyre i kushton Real Madridit plot 7.812.506 euro. Sipas portalit të cituar më sipër, Hazard merr një pagë prej 600.000 euro në javë, kështu që, nëse i duhen 269 minuta për një go lose asist, kjo shumë del.

Ish-lojtari i Chelsea erdhi në Madrid në qershor 2019, si një nga futbollistët më të mirë në botë, përkundrejt 100 milionë eurove (Sot i ka shkuar kostoja 160 milionë euro), por problemet e tij të vazhdueshme fizike dhe duke mos qenë vendimtar në ndeshjet që ka luajtur, e kornizojnë si dështim tepër të shtrenjtë.

Dy gola në këtë sezon, një nga një penalltia në Champions dhe tjetri në kampionat, në gjashtë ndeshjet që ka luajtur, janë “posteri” tejet i dobët i Hazard. Edhe gjatë sezonit të kaluar, numrat e tij ishin më të këqij, sepse e pa golin vetëm një herë në 22 ndeshjet që luajti. Sigurisht, ai kontribuoi me 7 asiste, një në Ligën e Kampionëve dhe gjashtë në kampionatin spanjoll.

Përkundrazi, futbollisti më fitimprurës për ekipin e tij është portieri spanjoll Diego López, i cili i kushton skuadrës 38.333 euro për çdo pritje. Jan Oblak ka paraqitje spektakolare jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar, duke i kushtuar Atlético Madridit 150.000 euro sa herë që kryen një pritje.

Related posts

ÇËSHTJA PËR NDESHJEN BARCELONA-SEVILLA/ Lengle pranon prekjen me dorë: Isha me fat që nuk u dha penallti

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Wayne Rooney futbollist dhe ndihmëstrajner i klubit… (FOTO)

Delo.autor

Ermir Lenjani në formacionin e javës në Zvicër

Q.Autor

Leave a Comment