Ekskluzive Futboll La Liga Sport

BARCELONA HUMBET DURIMIN/ Një hap prapa për Dembele, ja kush i zë vendin

Ousmane Dembele nuk ka patur një fillimin të mire të sezonit të ri me Barcelonën.

Performanca e tij e dobët në ndeshjen kundër Athletic Club pasoi me një tjetër dëmtim.

Duket se francezi do të humbasë vendin e tij edhe në ekip, me Antoine Griezmann duke zënë vendin e tij së bashku me Lionel Messi dhe Luis Suarez, duke u formuar kështu një treshe brilante.

Griezmann e ka dëshmuar vlerën e tij si para ashtu edhe pas transferimit të tij në “Camp Nou” ndërsa forma e Dembele ka qenë në kundërshtim gjatë kohës së tij në Spanjë.

Me Dembele përballen më shumë konkurrencë për të hyrë në ekip, të “vjetërit” në fushë kanë filluar të provojnë durimin e klubit, stafit trainues dhe shokëve të tij.

Dembele mori një tjetër dëmtim të muskujve ndaj San Mames në gusht dhe nuk ka treguar dëshirën e nevojshme për t’u rikthyer.

Barcelona u tregua e gatshme ta përdorte atë si një “karrem” në përpjekjen e saj për të nënshkruar me Neymar ose ta linin të lirë të shkonte në një tjetër klub.

Nuk është vetëm Griezmann që po kërcënon të zërë vendin e Dembele në formacionin fillestar; Carles Perez dhe Ansu Fati kanë hedhur hapa mbresëlënëse pasi morën hapin e madh nga ekipi Barcelona B dhe Juvenil A.

Të dy Carles Perez dhe Fati kanë kontribuar për sa i përket golave ​​këtë sezon, dhe tifozët mund të mos e marrin me shumë dashamirësi që Dembele t’i zëvendësojë përsëri. /Alpesport.al

Related posts

YLLI KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA/ Juventusi punon në fshehtësi për talentin e ri botëror…

Delo.autor

PANIK TEK PORTA E STRAKOSHËS/ Gjimshiti gjuan por shikoni ku ndalet topi (VIDEO)

Delo.autor

Lamtumira e Sneijder/ Holanda fiton me përmbysje ndaj Perusë, vendos DEPAY

Isa.Autor

Leave a Comment