Futboll Sport

U HODH SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ Kosova dhe Serbia në të njëjtin grup, shikoni çfarë bën FIFA… (VIDEO)

Shorti i hedhur ditën e sotme në Zvicër rezervoi përballjen Kosovë-Serbi, në grupin A, aty ku ndodhej edhe Portugalia.

Serbia e vazos së dytë ra në grupin A me Portugalinë, teksa kur erdhi radha e vazos së 5-të, përfaqësuesja e parë që u përzgjodh nga goglat ishte pikërisht Kosova. Automatikisht Kosova duhet të shkonte tek grupi A me Portugalinë, Serbinë, Irlandën dhe Luksemburgun, por FIFA e evitoi.

Disa përfaqësuese nuk lejohen të luajnë kundër njëra-tjetrës në çdo kompeticion, përfshirë Kosovë-Serbi për shkak të raporteve politike dhe konflikteve të mëparshme.

Në rast se nuk do të ekzistonin këto, atëherë në grupin A do të kishte një përballje direkte Kosovë-Serbi. Ndërkohë FIFA e tejkaloi këtë përballje duke çuar Kosovën direkt tek grupi B, teksa përfaqësuesja e dytë e zgjedhur nga goglat e vazos së 5-të, Azerbajxhani kaloi tek grupi A.

Related posts

PAS FITORES DERBI/ Allegri: Nuk e shikova penalltinë, nuk e bëj…

Isa.Autor

AKTI RACIST/ Hodhi LËKURË BANAEJE ndaj Aubameyang, tifozi i Tottenham e PËSON KEQ

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi i Kosovës i jep një pikë ekipit të ri kundër Menemenspor (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment