Futboll Sport

Teuta nuk humbet kohë/ Marrëveshje me Erjon Vucajn, telefonohet edhe mesfushori i Skënderbeut

Erjon Vucaj është nj objektiv i Teutës në merkato, por me durrsakët nuk ka pasur akoma një marrëveshje. Shkodrani ka simpatizantët e tij dhe sezonin e fundit me Vllazninë në aspektin personal ka bërë mirë. Që kur u largua nga Tirana, për të veshur fillimisht fanellën e Laçit për gjashtë muaj, mesfushori ka pasur një rritje dhe normalisht që kjo do të shoqërohej edhe me interesimin e klubeve të ndryshe. Futbollisti në fjalë ka rënë dakord për të vijuar karrierën me Luftëtarin.

Ende nuk ka firmë mbi kontratë, por pritet që të ndodhë shumë shpejt. Në Gjirokastër u duhet një numër “10”-të, pasi Eduart Rroca është i dëmtuar dhe zor se do të mund të rikuperohet për ndeshjet e Europa League. Në këtë mënyrë është kontaktuar Vucaj, që do të ishte një përforcim i mirë për bluzinjtë. Aty ai do të gjente edhe një tjetër shkodran, Behar Ramadanin, i cili me shumë mundësi do të mbajë edhe shiritin e kapitenit sezonin e ardhshëm te Luftëtari.

BRUNO DITA – Mesfushori i Skënderbeut është objektiv i disa klubeve. Te Kukësi e duan, por ka kontratë edhe për dy vite me korçarët. Situata në Korçë nuk është më e mira pas vendimit të CAS që i la korçarët jashtë kupave të Evropës. Do të ketë lojtarë që do të largohen, por vetëm me “OK” e drejtuesve të klubit, që po punojnë për të shitur disa prej “yjeve” të skuadrës. Së fundmi për Ditën është interesuar edhe Tirana, që madje e ka telefonuar dhe i ka shprehur interesimin. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat. Në Korçë nuk është se do e kenë harruar sezonin 2016-2017…

Related posts

CHAMPIONS/ Olayinka dridh Barcelonën, Ter Stegen bën mrekullinë (VIDEO)

Delo.autor

BBC do të ‘shpërbëhet’, ky është ‘tredhëmbëshi’ që Florentino Perez po ëndërron për Realin

Q.Autor

Chelsea dhe Arsenal gjejnë akordin, 20 mln euro për Giroud

Q.Autor

Leave a Comment